Zelensky: 800 mijë ndërtesa janë shkatërruar që nga fillimi i luftës

04 korrik 2022 | 16:49

“800 mijë ndërtesa janë shkatërruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus”. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Konferencën e Luganos për rindërtimin e Ukrainës, shkruan “La Repubblica”.

“Shkollat,  universitetet, kopshtet u shkatërruan, duke ndikuar në sistemin tonë arsimor”, ka thënë Zelensky, duke bërë me dije se janë bombarduar nga rusët edhe 79 qendra spitalore.

Sipas presidentit ukrainas, hedhja e raketave ndaj objektivave civile nuk është një taktikë ushtarake, por është metodë e një shteti terrorist që dëshiron të tregojë se ne nuk mund të zgjedhim në mënyrë demokratike.

“Më shumë se 12 milionë ukrainas janë detyruar të largohen në vende të tjera ose janë zhvendosur”, ka përfunduar Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Ukraina ka nevojë…