Zemaj akuzon Vitinë se po qëndronte në bregdet kur rritej numri i vdekjeve nga Covid-19

08 shtator 2021 | 01:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Zemaj, në emisionin ‘dPt te Fidani’ të transmetuar në T7, ka thënë se ka mëtuar të komunikojë në vazhdimësi nëpërmjet e-mailave me ministrin e Shëndetësisë, por se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ai.

“Përmes emailave kam kontaktuar me Arben Vitinë, asnjëherë nuk ma ka kthy. Ju kom thanë, mos i lironi masat në mënyrë ekstreme. Këta njerëz kanë deficit në moralin e tyre”, ka thënë ai.

Zemaj, në vazhdën e kritikave për ministrin e Shëndetësisë, e ka akuzuar se përgjatë kohës sa rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ky i fundit po merrte ngjyrë në bregdet.

“Në javën më kritike të gushtit, kur numrat e vdekshmërisë kanë qenë të larta, ku ishte ministri Vitia, pse ndërroi ngjyra e tij e fytyrës? Ngjyra e fytyrës nuk ndryshon duke qëndruar në Ministri të Shëndetësisë”, ka deklaruar ish-ministri i Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se qeveria duhet…