Zemaj kërkon shkarkimin e ministrit Gashi

26 janar 2018 | 11:29

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ta shkarkojë ministrin e Diasporës, Dardan Gashi, për shkak të gjuajtjes me armë në një aheng familjar.

Këtë kërkesë Zemaj e ka paraqitur gjatë interpelancës së Haradinajt për Gashin e cila është thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj përderisa ka dhënë përgjigje në interpelancën gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka thënë se diskutimi i gjuajtjes me armë, ku ishte i përfshirë zëvendëskryeministri Dardan Gashi, duhet të kthejë vëmendjen kah zbatimi i ligjit, përderisa ka vlerësuar se ka disa tradita në jetën tonë që nuk janë zhdukur tërësisht.

“Ky rast dhe kjo interpelancë është një porosi që të gjithë ne duhet të korrigjohemi në disa aspekte sa i përket traditës. Trajtimin e kësaj teme e marrë si mundësi që të kthehet vëmendja kah zbatimi i ligjit dhe kushtetutës, por edhe kultivimin e traditave përderisa nuk rrezikohet askush”, ka thënë Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra nga Superliga e Kinës, Shanghai SIPG nuk është e…