Zëvendësministri Aliu merr pjesë në Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor

25 shkurt 2020 | 15:18

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve Ilir Aliu morri pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor, që u organizua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Londër.

Në këtë samit Zëvendësministri Aliu shoqëroi kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutua rreth prioriteteve të Qeverisë së re dhe mundësive që ofron Kosova për investime.

Zëvendësministri Ilir Aliu, gjatë takimeve të veçanta me presidentin e BERZH-it, Sir Suma Chakrabart dhe zyrtarë tjerë të lartë të BERZH, si dhe përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse, i informoi ata më në detaje rreth veprimeve që Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave dhe Transfereve është duke ndërmarr. Ai gjithashtu njoftoi ata për investimet e ndryshme që janë duke ndodhur, dhe që priten të ndodhin në periudhën afatmesme, ku sipas tij vëmendje e veçantë do ti kushtohet Efiçiencës në Energji, Arsimit, Shëndetësisë dhe Sektorit të Ujërave.

Gjatë këtij samiti Kryeministri Kurti dhe Zëvendësministri Aliu takuan investitor të ndryshëm të cilët shprehën interes të investojnë në Kosovë, si dhe investitorë të cilët tashmë kanë filluar investimet e tyre të para në Kosovë.

Samiti i BERZH-it ka filluar të mbahet nga viti 2014 dhe si qëllim ka nxitjen dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e biznesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rita Ora duket se po thyen përsëri pritshmëritë teksa…