Zgjedhet presidenti i Zvicrës për vitin 2023

07 dhjetor 2022 | 16:05

Drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, ishte i ftuar në parlamentin Zviceran për ta përcjellë nga afër zgjedhjen e presidentit për vitin 2023 dhe dy këshilltarëve Federal në parlamentin e Zvicrës.

Alain Berset ka marrë mandatin e presidentit të Zvicrës për vitin 2023.

Presidenti i Zvicrës zgjedhet çdo vit me rotacion.

Veprimtari Bislimi në kuadër të kësaj ftese ka takuar edhe shumë personalitete të larta të Zvicrës, ku temë diskutimi ishte Kosova, Gjykata Speciale dhe paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“I ftuar në parlamentin zviceran në ditën e madhe për të përcjell punimet nga afër në zgjedhjen e presidentit dhe dy këshilltarëve federalë. Një moment i mirë për të lobuar për Kosovën dhe për presidentin Thaçi, është nder dhe kënaqësi kur të zgjedhurit janë edhe miq të mi”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi nga UEFA Grow është ndarë tejet i kënaqur me…