Zhduket 15-vjeçarja nga Peja, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët (Foto)

17 nëntor 2023 | 22:14

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Serbeze Istref Gashit nga Peja.

Serbeze Gashi e lindur më 6 qershor 2008 konsiderohet si person i zhdukur dhe Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacione ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 17 Nëntor 2023

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

• SERBEZE (Istref) GASHI,  e lindur me 06.06.2008 në Pejë.

•  PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rënie të temperaturave gjatë…