Zhegrova: Herët a vonë do të luaj për Barcelonën

15 dhjetor 2021 | 14:27

Edon Zhegrova ka këmbëngulur se do të bëjë gjithçka për ta arritur qëllimin jetësor, të luajë për Barcelonën një ditë.

Anëtari i Përfaqësues së Kosovës është pjesë e Baselit në Superligën e Zvicrës që prej vitit 2019 kur e bëri hapin e parë në futbollin evropian, por pavarësisht mungesës së interesimit nga klube më të mëdha ai është i bindur për hapin e madh në karrierë. Zhegrova ka bërë me dije se synim i tij gjithmonë ka qenë të luajë në “Camp Nou”.

I pyetur pse ende është në Basel në moshën 22-vjeçare, Zhegrova ka deklaruar: “Sepse dua të shkoj hap pas hapi”. “Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”, ka shtuar Zhegrova, i cili ka shënuar katër gola dhe gjashtë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat deri tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Është si vera, bëhet më i mirë me kalimin e…