Zidane kundër largimit të Varanes

03 prill 2019 | 14:05

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është kundër largimit të Rapahel Varanes nga “Santiago Bernabeu”.

Trajneri francez e ka vlerësuar mbrojtësin si më të mirin në botë. “Nuk dua që ai të largohet. Askush nga ne nuk dëshiron që ai të largohet. Ai është ende i ri. Ai ka tetë vjet që është këtu me ne dhe po luan mirë. Ai nuk më ka thënë mua asgjë rreth largimit. Çfarë vendimi të marrin lojtarët, ata më tregojnë mua. Aktualisht ai është më i miri në botë”, ka thënë Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas braktisjes së “Xing” dhe ‘arratisjes’ në Itali, Kejvina Kthella…