Zvicra shtyhen ndeshjet e fundjavës

28 shkurt 2020 | 16:15

Koronavirusi është një nga më të diskutuarat kohët e fundit, teksa ka mbërritur në Evropë, me Italinë që është vendi më i prekur, ku kanë humbur jetën edhe disa persona.

Pikërisht kjo ka prekur edhe futbollin, teksa në Itali është marrë vendimi që ndeshjet e kësaj jave të luhen pa tifozë. Megjithatë paniku nuk ka përfshirë vetëm Italinë, teksa edhe Zvicra ka marrë së fundmi një vendim për ndeshjet e kësaj fundjave. Është vendosur që ndeshjet e kampionatit zviceran të shtyhen për këtë javë, kjo për shkak të frikës nga Koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musfata, ka thënë…