Zyrtare: Bayerni firmos me kampionin e botës!

09 janar 2019 | 15:10

Benjamin Pavard një nga zbulimet më të bukura të Botërorit  Rusi 2018 tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayern Munich. Me një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, klubi bavarez ka komunikuar afrimin e mbrojtësit të talentuar francez i cili do të qëndrojë te Shtuttgart deri në verë për t’u transferuar më pas te Bayerni. 22-vjeçari kampion bote me Francën në Rusi ka firmosur një kontratë që do ta lidhë me gjigandët gjermanë për 5 vitet e ardhshme. Nuk bëhen të ditura ndërkohë shifrat e transferimit të Pavard te Bayerni./ss/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë finalizuar…