Zyrtare: Salihu te Besa

31 janar 2019 | 19:48

KF Besa e Pejës ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Shkëmbim Salihu, i cili në pjesën pranverore do të djersitë fanellën e skuadrës pejane.

“Kam arritur marrëveshje me Besën për gjashtë muaj, shpresoj të ndihmojë këtë klub për të arritur synimet që për tu inkuadruar në Superligë”, ka thënë Salihu për “Epokën e re”.

Sulmuesi në fjalë edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Besës, kurse në edicionin vjeshtor me plotë sukses luajti për skuadrën e Vitisë poashtu në Ligën e Parë. Forma e sulmuesit në vjeshtë ka qenë e mirë, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë gola të tjerë.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë…