Zyrtarja e lartë amerikane për narkotikët shkon në zyrë te Sveçla

29 korrik 2022 | 16:48

Ndihmëssekretarja e ShBA-së në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson e cila ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, ka vizituar të premten ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të MPB-së, ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin “e shkëlqyer mes institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me ShBA-në, i cili përmes programeve mbështetur nga INL-i, ICITAP-i dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës”

Më tutje është thënë se Sveçla ka përmendur përkushtimin e Kosovës në “luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj”.

Sipas MPB-së, zyrtarja amerikane ka përgëzuar Kosovën për arritjet e deritanishme ndërkohë ka theksuar se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.

“Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal”, ka njoftuar MPB-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time…