Revolta e Fatmir Sejdiut në Kuvendin e LDK-së

03 gusht 2019 | 15:27

Fatmir Sejdiu ishte kundërkandidati i vetëm i Isa Mustafës për kryetar të LDK-së që u eliminua në Kuvendin e sotëm Zgjedhor të partisë.

Sejdiu ka mbajtur një fjalim me ton të lartë përpara delegatëve të LDK-së.

Ai ka përmendur se si ishte injoruar nga zyrtarët e lartë partiakë, që sipas tij, kanë refuzuar t’i përgjigjen.

“Strukturimi duhet të jetë real dhe jo i dirigjuar”, ka thënë ndër tjerash Sejdiu.

Ai e quan veten viktimë të atyre që i ka kundërshtuar. “Unë jam viktimë  e atyre që i kam kundërshtuar me kokën time, me miqtë e mi”, ka thënë mes tjerash.

Ai i ka dhënë merita vetes për guximin që e ka pasur në proceset që sipas tij, të tjerët do ta fusnin kokën në zallë

“Ka shumëkush që si struci e shtin kryet në zall për të mos u përballur, dhe hajt të merren të tjerët”, ka thënë Sejdiu.

 

Fjalimi i plotë i Sejdiut:

Fjala ime e mbajtur sot para delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gepostet von Fatmir Sejdiu am Samstag, 3. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka bërë me…