Rama: Nga e hëna nxënësit mund të regjistrohen në ‘Hajvalia 2020’

09 maj 2020 | 00:54

Klubi futbollistik “Hajvalia 2020” nga 11 maj do të nisë regjistrimin e nxënësve futbollistë për të gjitha kategoritë e shkollës së futbollit. Padyshim se ky është një lajm i mirë për të gjithë prindërit që janë të interesuar që fëmijët e tyre të vijojnë ushtrimet profesionale në lojën e futbollit.

“Klubi Futbollistik ‘Hajvalia 2020’, nga dita e hënë, 11 maj, do të nisë regjistrimin e nxënësve dhe futbollistëve për të gjitha kategoritë e shkollës së futbollit. ‘Hajvalia 2020’, me fillim të edicionit të ri futbollistik të cilin do ta vendosë FFK-ja, do të marrë pjesë menjëherë nëpër garat zyrtare”, ka thënë drejtori i klubit, Bashkim Rama, i cili më pas ka dhënë edhe detaje tjera për regjistrimin e nxënësve futbollit.

“Për detajet dhe mënyrën e regjistrimit ju ftojmë që të na vizitoni në zyrën tonë në Hajvali dhe në numrin 048/505044. Të gjithë nxënësit e interesuar për regjistrim duhet të keni me vete njërin prind, ose një anëtar të familjes të moshës madhore. Gjithashtu, klubi futbollistik ‘Hajvalia 2020’ do të ketë edhe ekipin e parë e cila këtë vit do të nisë garat në ligën e tretë”, ka shtuar Rama.

“F.C. Hajvalia 2020 i falënderon të gjithë qytetarët, bizneset, ish-futbollistët, bashkatdhetarët dhe në veçanti rininë e Hajvalisë, e cila menjëherë ka nisur mbështetjen për klubin. Hajvalisë po i rikthehet futbolli – Hajvalisë po i rikthehet jeta. Bëhu edhe ti pjesë”, ka deklaruar Rama.

Regjistrimi do të nisë për kategoritë:

U-9
U-11
U-13
U-15
U-17

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa civilizimet njerëzore u ngritën, bota është përballur me një…