Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i Unitedit 15 maj 2022 | 14:59 Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Lazios, doli para mediave dhe foli për sezonin aktual, zërat e merkatos dhe duelin që bardhezinjtë zhvillojnë nesër. “Na vjen shumë keq që nuk fituam një trofe këtë vit, por nuk është pak kualifikimi në Champions. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin. Ky është një objektiv i qartë për të gjithë”. “Jemi në formë. Nesër luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Do të jetë festa e Chiellinit dhe ndeshja e fundit në shtëpi e Dybala. Duhet të nderojmë këtë sfidë”, ka thënë Allegri. “Pogba? Është lojtar i Manchester United dhe nuk mund të flasim për merkato deri në përfundim të sezonit”, ka thënë Allegri, i ngacmuar pas lajmeve të fundit për mesfushorin francez. Lajme të sponsorizuara Të Fundit 11 korrik22:30 Xhem Kamberi zyrtarisht te KF Ramiz Sadiku 11 korrik15:46 Vdes futbllisti që u paraqit në Botëror 11 korrik11:58 Arjol Bllaca largohet nga FC Prishtina me marrëveshje të dyanshme 10 korrik23:29 Spanja mposht Belgjikën, kualifikohet në gjysmëfinale 10 korrik17:12 Mourinho fillon punën, pamjet e para nga ambientet e klubit spanjoll 10 korrik17:11 Lumbardh Dellova transferohet te Amedspori në Turqi