Davies, synim i Real Madridit në janar 

03 nëntor 2023 | 11:25

Mbrojtësi Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Muncheni në afatin kalimtar të janarit. Sipas medieve spanjolle, Real Madridi është gati të hidhet në sulm për t’i siguruar shërbimet e kanadezit.

Madrilenët janë të gatshëm t’u paguajnë “bavarezëve” 50 milionë euro për ta bindur që ta shesë mbrojtësin disa muaj para skadimit të kontratës.

Një ofertë tunduese kjo për “rekordmenët” e Gjermanisë duke parë që Davies nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe se në verë do ta ketë mundësinë të largohet me parametra zero.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dërguar…