Presidentja Osmani kujton 26-vjetorin e masakrës në Lybeniq
01 prill 2025
| 19:30
26 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga masakrat më mizore ndaj popullit tonë, duke vrarë barbarisht 80 civilë në Lybeniq.
Në mesin e tyre ishin fëmijë nga 18-muajsh deri në 17-vjeçar, gra të moshuara, si dhe një grua shtatzënë.
“Kjo masakër mbetet një dëshmi e dhimbshme e egërsisë së një regjimi kriminal dhe një plagë e pashëruar në historinë tonë. Sot dhe përherë, kujtojmë me nderim e pikëllim viktimat, ndërsa kërkojmë drejtësi për ta!”, ka theksuar presidentja Vjosa Osmani.



