Bastisje në burgun e Dubravës

08 korrik 2026 | 09:06

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, të dielën rreth orës 08:30, gjatë një bastisjeje të realizuar rreth sallës së vizitave, janë gjetur dy qese të mbështjella që dyshohet se përmbanin marihuanë.

Sipas raportit të policisë, pesha e substancës së dyshuar është rreth 125 gramë, ndërkohë lënda është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve” dhe po trajtohet në procedurë hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është zhdukur…