Batllavës dhe Badocit u nevojitet ende ujë për t’u mbushur plotësisht

08 korrik 2026 | 12:11

Gjendja aktuale e rezervuarëve të ujit në Kosovë tregon se liqeneve të Batllavës dhe Badocit u nevojitet ende rritje e nivelit të ujit për të arritur kapacitetin maksimal të mbushjes.

Sipas të dhënave të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra ujë për të arritur nivelin maksimal, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra.

KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për kujdes në përdorimin e ujit dhe mbrojtjen e burimeve ujore, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të rezervave të ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëfresa Jashari shpall të pavlefshme diplomën e sh.m. “Luciano Motroni”…