Masakra në Vushtrri: Pritje e gjatë për një aktakuzë drejtësie
08 korrik 2026
| 20:43
Disa të rinj ishin pjesë e 71 civilëve që, pasi u rrahën e u maltretuan majin e ’99-ës në Vushtrri, u vranë nga serbët.
Njëri nga këta të fundit ishte edhe Radomir Deliq, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë.
Përfundimisht pas 27 vjetësh, dëshmitë për masakrën e 22 majit në Vushtrri u hodhën në letër.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën ndaj serbit Deliq, si një nga pjesëmarrësit që kreu këto krime.
Në dokumentin që e ka siguruar Klan Kosova, tregohet se Deliq, bashkë me të tjerë, i morën civilët shqiptarë e i dërguan fillimisht në shtëpinë e Kahrimon Pasomës, te varrezat e qytetit, ku me të shkuar aty fillimisht i rrahin, i maltretojnë e më pas edhe i vrasin, 71 prej tyre.



