Arjol Bllaca largohet nga FC Prishtina me marrëveshje të dyanshme
11 korrik 2026
| 11:58
FC Prishtina ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Arjol Bllaca me marrëveshje të dyanshme.
Bllaca iu bashkua skuadrës bardhekaltër në janar të këtij viti, ndërsa gjatë qëndrimit të tij zhvilloi 17 ndeshje zyrtare, duke shënuar një gol dhe regjistruar dy asistime.
Klubi prishtinas e falënderoi Bllacën për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe i uroi suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.



