Takimi në Uashington, Hoxha i përmend Gjuriqit deklaratën skandaloze të ministres serbe: “Të refuzohet retorika që nxit tensione në rajon”

17 korrik 2026 | 12:03

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.

Ai ka bërë me dije se kryediplomati serb ia ka përmendur deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të shqiptarëve.

Hoxha ka vlerësuar se diplomacia është të përballesh sy me sy.

“Po ashtu, ritheksova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë. Nënvizova nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave europiane”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përjetojë sot një nga ditët më të…