LDK-ja sot mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm

30 korrik 2026 | 09:06

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas kërkesës së delegatëve për shkarkimin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi është thirrur pasi është konstatuar se janë përmbushur kriteret statutore, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga delegatët që kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Vetë Abdixhiku, në reagimin e tij pas thirrjes së Kuvendit, kishte konfirmuar se mbledhja mbahet pikërisht për këtë çështje.

“Kam thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së. Siç ma kërkuan, për shkarkimin tim”, kishte deklaruar Abdixhiku.

Ai e kishte cilësuar këtë proces si të panevojshëm dhe përçarës, por kishte theksuar se do t’i nënshtrohet vendimit të delegatëve në përputhje me Statutin e LDK-së.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm pritet të përcaktojë nëse Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi ka…