Abdixhiku: Na duhet ende kohë për em

18 gusht 2026 | 19:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Hekuran Muratin e Arbërie Nagavcin.

Temë e takimi ishte çështja e Presidentit të vendit.

Në një deklarim për media pas takimit, Abdixhiku tha se do të diskutohet brenda partisë për emra konkretë.

“Diskutuam për kriteret dhe profilin potencial për profilin e presidentit të ardhshëm. Kriteret janë të qarta, ju lus që t’i besoni orientimit tonë 37-vjeçar. Jam i bindur se Kosova ka figura të tilla, por çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona, para se të vijmë me emra konkretë para se takohemi sërish. Na duhet ende kohë për të dalë me emra specifikë”, tha Abdixhiku.

LDK-ja, tha ai, nuk kërkon asgjë mbrapa, përpos stabilitetit institucional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti i…