Haziri partive: UÇK-ja nuk është për pazare politike, bëhuni bashkë dhe votojeni ligjin

06 tetor 2026 | 16:08

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se pas 21 ditësh e 21 netësh protestë, kërkesa e protestuesve mbetet votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Ne jemi këtu qe 21 ditë e 21 net në këtë shesh, e Kryeministri nuk na paska parë e dëgjuar. Ne nuk jemi as PDK, as LDK. Jemi këtu pa asnjë dallim”, tha Haziri.

Ai theksoi se, sipas tij, lojërat politike ndërmjet Kryeministrit, Bedri Hamzës dhe partive të tjera nuk duhet ta pengojnë procesin.

“Lojërat e Kryeministrit me Bedri Hamzën dhe partitë e tjera nuk janë çështja jonë. Për ne ky ligj është emergjencë. E emergjencë në të ardhmen janë edhe institucionet tona”, deklaroi Haziri.

Haziri tha se ndryshimet e propozuara do t’i krijonin mundësi Kuvendit që, përmes institucioneve dhe universiteteve, të ketë rol në monitorimin e punës së Gjykatës, sipas parashikimeve të projektligjit.

Në fund, ai u bëri thirrje partive politike që të bashkohen rreth votimit të ligjit.

“Bëhuni bashkë. Votojeni ligjin. Mos tentoni të na pengoni”, tha Haziri. Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon për të 21-tën ditë, me kërkesën për procedimin dhe votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…