283 raste të korrupsionit presin verdiktin e gjykatave

06 dhjetor 2021 | 12:50

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shpalosur të gjeturat e raportit të monitorimit: “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Prill-Shtator 2021”.

Në raport përfshihet rrjedhshmëria e rasteve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave në gjykatat e vendit, dhe çështjet që e karakterizuan sistemin gjyqësor e prokurorial këtë periudhë.

Gjatë periudhës prill-shtator, numri më i madh i rasteve të zgjidhura nëpër gjykatat në nivel vendi i takon veprave penale të natyrës korruptive me gjithsej 57 raste të zgjidhura ndërkaq që rezultatet janë dukshëm më të vogla kur flasim për krimin e organizuar dhe shpëlarjen e parave.

Sipas raportit, edhe më tutje si shqetësuese mbetet numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdikt final në gjykatat themelore në nivel vendi, numër ky i cili shkon në 283 raste.

Rreze Hoxha-Zulaj nga GLSP, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe të raportimit sistemin gjyqësor sikurse edhe në periudhat e kaluara të raportimit, e karakterizoi numri më i madh i lëndëve të zgjidhura të natyrës korruptive, ndërkaq që rezultatet janë të vogla në raport me lëndët e krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

Sipas saj, ajo që e karakterizoi këtë periudhë të raportimit ishte respektimi në vazhdimësi i vendime të KGJK dhe KPK nga ana e gjykatave në drejtim të mbarëvajtjes së seancave gjyqësore nëpër gjykatat në nivel vendi, të cilat vendime ishin në përputhje edhe me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas saj, është mjaft shqetësues fakti i mospërputhjes të të dhënave në mes të gjykatave dhe prokurorive në nivel vendi. “Një rrethanë e tillë gjatë përpilimit të këtij raporti është vërejtur më së shumti në të dhënat e pranuara nga ana e gjykatave dhe numrin e aktakuzave të ngritura nga ana e prokurorive”, ka deklaruar ajo./EO/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka dhënë disa detaje për…