77-shi i PDK-së, Besim Hoxha, mirëpritet ngrohtësisht në Burojën e Hashim Thaçit

30 maj 2026 | 10:38

Kandidati i PDK-së për deputet, Besim Hoxha, i cili në zgjedhje garon me numrin 77, ka zhvilluar një takim të përzemërt me qytetarët në Burojë, vendlindjen e Presidentit Hashim Thaçi. Ai u prit me entuziazëm dhe mbështetje nga banorët e kësaj treve.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hoxha theksoi rëndësinë e angazhimit për drejtësi dhe përkrahjes së figurave që kanë kontribuar për lirinë e vendit.

“Pa lirimin e Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, Kosova nuk mund të ecë përpara me potencialin e saj të plotë”, u shpreh Hoxha.

Ai falënderoi nikoqirët e takimit, vëllezërit e Presidentit Thaçi, si dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, për mikpritjen e ngrohtë dhe mundësinë që të ndajë vizionin e tij me qytetarët e Drenicës.

Hoxha vlerësoi mbështetjen e qytetarëve dhe u zotua se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre në institucionet e Kosovës, duke punuar për zhvillim, mirëqenie dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka zhvilluar një…