Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria është aleate e palëkundur
17 shtator 2025
| 12:21
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të mërkurën në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Shefi i NATO-s e ka vlerësuar rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar, raporton “Abcnews.al”.
“Shqipëria është aleate e palëkundur, ajo do arrijë 2 për qind e shpenzimeve ushtarake. Na duhet një bazë më ë fortë industriale e NATO. Ju po ndihmoni shumë edhe për Ukrainën”.
“Ju po merrni pjesë me forcat euroatlantike ne Letoni, jeni prezentë përmes KFOR në Kosovë. Dua t’ju falënderoj shumë që jeni aleat i palëkundur. NATO mund të mbështete te Shqipëria dhe ju e dini që Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet te NATO. Faleminderit për gjithçka që po bëni për NATO”, ka thënë ai.



