KQZ-ja mban mbledhje urgjente në orën 18:00, pritet certifikimi i subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit
02 dhjetor 2025
| 16:53
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në orën 18:00 do të mbajë një mbledhje urgjente.
Në këtë mbledhje pritet të miratohet rekomandimi për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
“Ju njoftoj se sonte (e martë, 2 dhjetor 2025, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, të dytën për ditën e sotme. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, ka njoftuar KQZ-ja.



