Simiq thotë se dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur me çelës, Radojevic s’mundi të futej brenda
05 dhjetor 2025
| 18:11
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se këshilltarët komunal të Mitrovicës së Veriut kishin provuar që të hynin në zyrën e kryetarit të Komunës, megjithatë s’kishin mundur, meqë zyra kishte qenë e mbyllur.
Si pasojë e kësaj, kryetari i ri Milan Radojevic s’kishte mundur të hynte në zyrën e tij, aty ku edhe ndodhet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm i komunës.
“Ata kanë frikë sepse kanë marrë vendime të paligjshme, dhe kjo është arsyeja pse kanë frikë.”, ka thënë Simic për KoSSev.
Pranim dorëzimi i detyrës në Komuën e Mitrovicës së Veriut sot s’ka ndodhur, meqë në seancën inauguruese s’kanë marrë pjesë as ish-kryetari Erden Atiq dhe as ish-kryesuesi Nexhat Ugljanin.



