Mblidhet KQZ-ja, ja çfarë vendime pritet të marrë

10 dhjetor 2025 | 08:17

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite pritet të shqyrtohen dhe vendosen shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se në këtë mbledhje ky institucion pritet të vendosë për rekomandimin për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, sipas tij, në rend dite është edhe certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit si dhe do të trajtohet rekomandimi për qendrat e votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike.

Ky është rendi i ditës, i plotë:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

  1. Aktivitetet e Zyrës:
    2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike që janë certifikuar për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.
  2. Këshillat e KQZ:
    3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
    3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për qendrat e votimit dhe numrin e vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike.
    3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve për materialet e posaçme për votuesit e verbër për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.
    3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit maksimal të votuesve në vendvotime të rregullta për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.
    3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.
    3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.
    3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i ekzemplarit (pre print) të fletëvotimit si dhe numrit të fletëvotimeve që shtypen për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.
    3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se pranim – dorëzimit te materialeve zgjedhore nga KVV në QKN.
    3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së QKN- së.
    3.1.9. Shqyrtimi i rekomandimit për ndërrimin e lokacionit të qendrës së votimit 2201 në Komunën e Shtimes.
    3.1.10. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës së votimit për persona me nevoja të veçanta (VPNV).
    3.2. Këshilli për Çështje Ligjore:
    3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal sipas komunave (Ferizaj, Gjakovë, Podujevë).
  3. Të ndryshme;

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DAVID LODGE Mbrëmja e kësaj dite, në Hartfield, ishte shumë…