‘Lavdi ju qoftë marria!’, Haziri reagon për manipulimin e votave

18 janar 2026 | 15:27

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar pasi rinumërimi i votave është duke nxjerrë në pah manipulime dhe prekje të votave të disa nga kandidatët e partive politike.

Haziri në “Facebook” ka shkruar se organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.

“Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet. Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit. Lavdi ju qoftë marria!”, ka shkruar Haziri.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat kosovare kanë zbarkuar në qytetin bregdetar turk të Antalyas,…