Hendboll, ndeshjet me Finlandën luhen në mars

28 janar 2026 | 15:07

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i luan në mars ndeshjet vendimtare të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Tashmë është përcaktuar termini dhe vendi i zhvillimit të dy ndeshjeve me Finlandën.

Hendbollistet tona më 5 mars nga ora 17:30 luajnë ndaj Finlandës në Vantaa, në afërsi të Helsinkit.

Ndeshja zhvillohet në “Vantaa Energia Areena”, ndërsa vajzave tona u duhet përkrahja e bashkëatdhetarëve të shumtë në Finlandë.

Po me Finlandën, Kosova luan më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova është në Grupin 1, ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Kroacia.

Derisa Franca e Kroacia janë favorite të mëdha për pozitat një e dy, Kosova dhe Finlanda luftojnë për vendin e tretë, që po ashtu mund të sigurojë kualifikimin në Euro 2026.

Ky cikël eliminator ka nisur në tetor, kur u luajtën dy xhirot e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë…