“Pushka e Parë e Lirisë”, FFK nderon Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën
01 shkurt 2026
| 10:52
Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar dje turneun tradicional “Pushka e Parë e Lirisë”, në nderim të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
“Ky turne është kujtesë e përhershme e sakrificës për liri dhe mesazh atdhedashurie për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.



