Mustafa i reagon Ukë Rugovës pasi e quajti Vjosa Osmanin rugoviste: Sqaro çka është rugovizmi, ajo e shkatërroi LDK-në

07 shkurt 2026 | 15:39

Deputeti i zgjedhur, Ukë Rugova, ditë më parë për Reporterin ka deklaruar se preisdentja Vjosa Osmani është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojnë.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, deklaroi Rugova.

Ndaj kësaj deklarate të Rugovës ka reaguar ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se Ukë Rugova së pari, duhet të sqarojë se çfarë është rugovizimi.

‘’Ukë Rugova mas pari duhet me sqaru çka është Rugovizmi. A është sjellja e zonjës Osmani sjellje e Ibrahim Rugovës? Unë them se jo. Tash në qoftëse Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, thotë se është rugoviste, atëherë pse rugovistja e Ukë Rugovës e shkatërroi LDK? Pse? Cila ishte arsyeja e saj që ta shkatërroi LDK’në, dhe ta çoj LDK’në në VV”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar…