Dita e dytë e fjalëve përfundimtare në Hagë

10 shkurt 2026 | 08:31

Deklaratat përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë.

Seancë kjo e cila do të niset në orën 9:00.

Në seancën përmbyllëse të ditës së hënë, u dhanë informacione lidhur me funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm.

Gjatë kësaj faze, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambicia e Elon Musk për të vendosur njerëz në Mars…