Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit

13 shkurt 2026 | 08:21

Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë shënimit të 56-vjetorit do të nderohen më të merituarit për sukseset e UP-së, bashkë më miqtë dhe partnerët e universitetit.

Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend, ndër vite ka nxjerrë mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka qenë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe shoqëror në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka…