Me një video të liderëve të UÇK-së në kohën e luftës, Ahmeti u bën thirrje qytetarëve për marshin e 17 shkurtit

13 shkurt 2026 | 11:52

Kryetari i BDI-së dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, e ka përkrahur marshin “Drejtësi, jo politikë” që pritet të mbahet në Prishtinë.

Ai përmes një videomesazhi në të cilën shfaqen pamje të Thaçit gjatë luftës, u ka bërë thirrje qytetarëve për dalje masive në sheshin “Skënderbeu”, me datë 17 shkurt në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për ‘Drejtësi, jo politikë’ më 17 shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi ‘Skënderbeu’, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e videomesazhit të publikuar në “Facebook”..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka thënë se Zyra…