Blerim Reka në “Vatra” për 18-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, modeli më pro-amerikan dhe demokratik në Ballkan
14 shkurt 2026
| 18:49
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në eventin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës te shoqata panshqiptare “Vatra” në Nju Jork.
“Pas një shekull kolonijalizëm, aparthejd dhe gjenocid të Serbisë kundër shqiptarëve, sot Republika e Kosovës, shteti më i ri evropian, eshte vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në Ballkan”.
“Në ditëlindjen e 18-të, Kosova mbetet model suksesi i shtet-ndërtimit demokratik. Lavdi komandantit legjendar Adem Jasharit dhe luftëtarëve të UÇK-së, falënderim i përjetshëm SHBA!”, ka shkruar Reka në Facebook.



