Projektligji për buxhetin miratohet në lexim të parë

16 shkurt 2026 | 15:52

Me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit për votimin e buxhetit”, ka thënë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ndërsa Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar që shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin të bëhet më 20 shkurt, në orën 11:00.

Ky propozim është miratuar me 67 vota të deputetëve.

Kryetarja Haxhiu, ka kërkuar nga komisionet funksionale për buxhet, si dhe nga komisionet tjera parlamentare, sipas fushave që mbulojnë, që ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, si dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esen Halce shpall te pa vlefshme deftesen e shkolles fillore…