Eliza Hoxha reagon pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit: Raste të tilla ka edhe në ministri tjera

17 mars 2026 | 20:55

Eliza Hoxha theksoi se çështja e rezervave shtetërore është diskutuar shpesh në Kuvend dhe përmes konferencave për shtyp, duke kërkuar llogaridhënie nga ish-ministrja Rozeta Hajdari.

Hoxha nënvizoi gjithashtu se raste të ngjashme me anomali dhe kontrata të diskutueshme ekzistojnë edhe në ministri të tjera.

Postimi i plotë:

Kemi folur sa e sa herë brenda Kuvendit të Kosovës për rezervat shtetërore.

Kemi pas disa konferenca për shtyp. Kemi thirrë debat parlamentar për t’i shpalosur në përpikëri shqetësimet dhe argumentet tona në lidhje me këtë çështje, duke pritur llogaridhënie nga qeveria dhe ministrja Hajdari.
Mediat poashtu kanë bërë pjesën tjetër të punës.

Dhe ja sot e shohim konfirmimin e aktakuzës ndaj ministres Hajdari për rezervat shtetërore.

Sa e sa raste të tjera nëpër ministri të tjera ka poashtu me shumë anomali e kontrata të negocijuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë…