FSK-ja stërvitet së bashku me ushtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë për herë të parë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë, të organizuar në Qendrën “Marko Babiq” të ushtrisë kroate.
Lajmin e ka bërë bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka njoftuar se trajnimi është përmbyllur me një marshim taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët e FSK-së janë stërvitur së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Maqedonci e ka vlerësuar këtë përvojë si të rëndësishme për zhvillimin e kuadrove ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
“Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Maqedonci, duke falënderuar homologun e tij kroat, Ivan Anushiq, dhe Ushtrinë Kroate për bashkëpunimin.



