Altin Gjokaj, Arjol Bllaca dhe Dren Zeqiri ftohen te Kosova U21
23 mars 2026
| 11:06
Tre pjesëtarë të ekipit FC Prishtina kanë marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U21 për ndeshjet e radhës në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.
Portieri Altin Gjokaj, si dhe futbollistët Arjol Bllaca dhe Dren Zeqiri, janë përfshirë në listën e përzgjedhjes për sfidat ndaj Rumanisë, më 27 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe ndaj Spanjës, më 31 mars si mysafirë.
“Ftesa për këta lojtarë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për të fituar edhe më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare dhe për t’u zhvilluar më tej në garat evropiane”, ka njoftuar FC Prishtina.



