Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë, FFK-ja publikon video

23 mars 2026 | 15:15

Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.

Emrat si Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova, Aro Muric Milot Rashica, Elvis Rexhbeçaj, Fidan Aliti takohen me Samir Ujkanin, Agim Ademin si dhe Fodan.

Kosova do të zhvillojë më vonë stërvitjen e parë para sfidës me Sllovakinë, me përzgjedhësin Foda që konfirmoi se këto ditë do të jenë më të fokusuar në aspektin taktik.

“Nga ana fizike nuk ka nevojë t’i stërvisim lojtarët sepse janë në top formë. Theksi kryesor të jetë në aspektin taktik, që parimet tona t’i zhvillojnë në fushë dhe si të luajnë ndaj Sllovakisë. Plan i qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë zgjedhjesh kemi ndaj një ekipi si Sllovakia”.

Kujtojmë, përballja ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet këtë të enjte nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsullata e Kosovës në Cyrih të Zvicrës, ka njoftuar bashkatdhetarët…