Muriqi – Hancko, dueli që veçohet nga FIFA
Federata Ndërkombëtare e Futbollit – FIFA, ka prezantuar disa duele individuale që mund të kenë rol të rëndësishëm në gjysmëfinalet e “play-offit” evropian për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Prej ndeshjes Sllovaki – Kosovë, që luhet të enjten mbrëma në Bratislavë, ka veçuar duelin e Vedat Muriqit me mbrojtësin sllovak, David Hancko.
Hancko luan për Atletico Madridin dhe të hënën u shpall lojtari më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025 kurse Muriqi është pjesë e Mallorcas dhe lojtari kryesor i ekipit nga La Liga. .
“Mbrojtësi sllovak, Hancko ka pasur një edicion të parë mbresëlënës tek Atletico Madridi. Ai krenohet me kujdes të shkëlqyer taktik dhe qetësi kur e ka topin, ndërsa mund të luajë me sukses si mbrojtës i qendrës dhe mbrojtës i majtë”, ka shkruar FIFA për Hanckon.
Megjithatë, FIFA ka thënë se Hancko nuk do ta ketë aspak të lehtë përball sulmuesit të Kosovës, Muriqit.
“Hancko do të ketë shumë punë me sulmuesin e zjarrtë të Kosovës, Muriqin. Muriqi po ashtu luan në La Liga dhe ka pasur formë të shkëlqyer te Mallorca. Ka shënuar 18 gola në elitën spanjolle, shifër që është kaluar vetëm nga Kylian Mbappe”, ka shkruar FIFA.
Ndërkohë, prej ndeshjes Poloni – Shqipëri, FIFA ka dalluar duelin e Robert Leëandoëskit me Berat Gjimshitin.



