Ministrja shkarkon Avni Ahmetin nga posti i drejtorit të Agjencisë Kadastrale

25 mars 2026 | 18:00

Ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti. Ajo thotë se në vend të tij, ka emëruar z. Faik Kelmendi si ushtrues detyre në këtë pozicion.

”Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sot kam marr vendim për lirimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti. Në vend të tij, kam emëruar z. Faik Kelmendi si ushtrues detyre në këtë pozicion.

​Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale. Synimi ynë mbetet rritja e efikasitetit dhe llogaridhënies, me qëllim që të avancojmë me sukses prioritetet tona në fushën e kadastrës dhe pronës, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen…