Plotësohet tabela, këto janë kombëtarët që do të marrin pjesë në Botëror
Tashmë janë përcaktuar katër skuadrat që kanë siguruar biletën për në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada, përmes fazës “play-off”. Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur ta realizojë ëndrrën e madhe, pasi është mposhtur me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Befasia më e madhe është regjistruar në Zenicë, ku Bosnia dhe Herzegovina ka eliminuar Italinë pas ekzekutimit të penalltive. Takimi ka përfunduar 1-1 pas 120 minutave lojë, ndërsa “Azzurrët” kanë mbetur ëme një lojtar më pak që nga minuta e 41-të, pasi Alessandro Bastoni është ndëshkuar me karton të kuq. Në fund, boshnjakët janë treguar më të saktë nga pika e bardhë. Me penallti është vendosur edhe sfida mes Çekisë dhe Danimarkës, pasi ndeshja ka përfunduar 2-2 pas kohës shtesë, ndërsa çekët kanë triumfuar 3-1 në penallti. Ndërsa Suedia ka arritur fitore të bukur ndaj Polonisë me rezultat 3-1. Kupa e Botës do të nisë më 11 qershor. Ai organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.
Grupet:
Grupi A: Çekia, Meksika, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut
Grupi B: Kanadaja, Bosnjë-Hercegovina, Katari dhe Zvicra
Grupi C: Brazili, Haiti, Maroku dhe Skocia
Grupi D: Australia, Paraguai, Turqia dhe ShBA
Grupi E: Curacao, Ekuadori, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë
Grupi F: Holanda, Japonia, Suedia dhe Tunizia
Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani dhe Zelanda e Re
Grupi H: Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Spanja dhe Uruguai
Grupi I: Franca, Norvegjia, Senegali dhe Iraku
Grupi J: Algjeria, Argjentina, Austria dhe Jordania
Grupi K: Kolumbia, Xhamajka, Portugalia dhe Uzbekistani
Grupi L: Kroacia, Anglia, Gana dhe Panamaja



