Torino interesohet për Ramadanin
Mesfushori Ylber Ramadani mund të largohet nga skuadra e Lecces, por jo edhe nga Serie A e Italisë. Është bërë me dije se Ramadani është pranë një aventure të re, pasi Ramadani ka tërhequr interesimin e skuadrës së Torinos.
Ramadani është duke luajtur sezonin e tretë në elitën e futbollit italian, duke u shndërruar në një lojtar kyç të Lecces në repartin e mesfushës.
Megjithatë, është thënë se sipas të gjitha gjasave, ky sezon mund të jetë i fundit për 30-vjeçarin te Lecce, ekip që ka 1 gol të shënuar në 29 ndeshje kampionale deri më tani. Është trajneri i Torinos, Roberto D’Aversa, ai që është duke insistuar për Ramadanin pasi e njeh mirë mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilin ka punuar më përpara. Për të finalizuar transferimin e Ramadanit këtë verë, Torino duhet të paguajë rreth 2.5 milionë euro pasi ka kontratë me Leccen deri në verën e vitit të ardhshëm.



