“Jemi në luftë”: Trump e pranon se është rrëzuar një avion amerikan
Donald Trump i ka thënë se rrëzimi i një avioni luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata.
Presidenti i SHBA-së ka refuzuar të diskutojë detaje rreth operacionit në vazhdim të kërkim-shpëtimit në Iran, raporton SkyNews.
Ai shprehu frustrim për disa nga raportimet mediatike lidhur me atë që është qartazi një operacion ushtarak intensiv dhe i ndjeshëm.
I pyetur nëse ngjarjet e sotme do të ndikojnë në ndonjë negociatë me Iranin, ai tha: “Jo, aspak.”
“Jo, është luftë. Ne jemi në luftë.”
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars tha se një propozim amerikan për armëpushim 48-orësh është refuzuar, duke cituar një burim anonim.
Më herët këtë javë, ministri i jashtëm i Iranit tha se vendi do të pranojë vetëm një fund të përhershëm të luftës dhe jo një armëpushim.
Kjo është hera e parë që dëgjojmë nga presidenti amerikan për incidentin, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për të gjetur njërin nga dy pilotët.
Piloti tjetër është shpëtuar i gjallë.



