Kapiteni i Liverpoolit për humbjen nga PSG: E vështirë, mirë që kemi një ndeshje tjetër
09 prill 2026
| 11:39
Mbrojtësi i Liverpollit, Virgil van Dijk ka komentuar humbjen e ekipit të tij nga Paris Saint Germain, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Arne Slot ka humbur 2:0 nga parisienët, dhe van Dijk shpreson se në ndeshjen e kthimit, Liverpooli mund të ketë performancë më të mirë.
“E vështirë. Punë e vështirë, e cila pritej. Mendoj se u mbrojtëm me shumë trupa rreth zonës. Fatkeqësisht, goli i parë ishte një devijim. Patëm disa momente të vogla në pushim ku mund të kishim bërë më mirë. Natyrisht, nuk jam i lumtur që humbasim, e vetmja gjë pozitive është se kemi një ndeshje tjetër për të luajtur javën e ardhshme.”, ka deklaruar kapiteni i “The Reds”.



